Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se, në një operacion të Komisariatit të Policisë Nr. 5, është goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në zonat e Kamzës dhe Valias.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës, janë sekuestruar qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, dy armë të ftohta (thikë dhe shkop metalik i ngjashëm me të policisë), një peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.
25-vjeçari, i cili është i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve.
Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.