Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë për vdekje një të moshuar.

Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Cërrik-Papër”, ndërsa viktimë ka mbetur një 76-vjeçar.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, me automjetin tip “Audi” që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thote policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re