Katër muaj pas një operacioni të zhvilluar në Shijak, policia ka ndaluar Emiljan Gjepalin 34 vjeç. Uniformat blu finalizuan operacionin e koduar “streha” te nisur më datë 16 qershor të këtij viti, kur në banesën e vëllait të tij u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe 5 armë pistoleta e automatike.
 
Gjepali u ndalua të hënën pasi dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga agjentet e antidrogës. Gjepali zotëronte edhe një “benz” të blinduar, të cilin uniformat blu e sekuestruan.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re