Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar të shpallur në kërkim. 38-vjeçari u arrestua nga blutë e Gjirokastrës, ndërsa rezultonte në kërkim që nga muaji gusht i këtij vitit. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, në muajin gusht, uniformat blu gjetën 1 kilogram kanabis, të ndarë në doza me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Memaliajt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.//

Lexo edhe :Related Posts

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re