Një 40-vjeçar është arrestuar në Libofshë të Fierit pasi qarkullonte me arme automatike kallashnikov në gjendje të dehur.
Ai u kap në flagrancë në qendër të fshatit, ndërsa arma ishte e mbushur dhe me fishekë.
Banorët e zonës kanë denoncuar rastin në polici ndërsa nuk është ende e qartë nëse është i përsëritur apo i qëllimshëm.
Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa prokuroria vijon hetimet.