Skip to content

Arrestohet 52-vjeçari në Shijak, lëvizte me automatik me vete

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shijakut, pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

 

Sipas policisë i ndaluari është A.H, 52 vjeç, banues në Shijak. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e kësaj të enjtje në rrugën automobilistike Shijak – Maminaz, i cili është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.