Policia e Fierit ka kryer disa arrestime për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar 53-vjeçarin me iniciale P.B i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur.

Njoftimi i plotë nga DVP Fieri:

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u proceduan penalisht shtetasit L. C., 65 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, pasi në aksin rrugor Lushnjë- Divjakë, duke drejtuar përkatësisht mjetet tip “Benz” dhe “Honday”, janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit tip “Honday”, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po nga këto struktura u ndalua për veprën penale “Vepra të turpshme” shtetasi P. B., 53 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për shtetasit E. A., 28 vjeç dhe K. Z., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Lushnjë- Fier, duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Ford” dhe “Zetor”, janë përplasur dhe për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i zetorit, shtetasi K. Z. dhe pasagjeri i mjetit zetor, shtetasi B. B., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi P. A., 32 vjeç, banues në fshatin Rom, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin D. L., 49 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin C. M., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb