Skip to content

Arrestohet 55-vjeçari në Sarandë/ Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, 3 i kishte futur në bagazh

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

 

Hasan Çelik banues në Tiranë po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit në momentin që dhe u bë arrestimi i tij nga blutë e Sarandës.

Ai përdorte makinën e tij tip Volvo për këtë aktivitet dhe sic shihet edhe nga video e publikuar nga policia ata duken të pashpresë teksa qëndrojnë në makinë e tre prej tyre me kokën ulur në bagazh.

 

Policia e sekuestroi dhe mjetin në cilësinë e provës materiale ndërkohë që tashmë çështja është në dorën e prokurorisë.

 

Transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një problem serioz vitet e fundit. Ata e përdorin Shqipërinë si vend transit për në vendet e BE-së dhe kjo i hap rrugë këtij aktiviteti që duket se çdo ditë po merr përmasa të mëdha.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë