
Policia ka arrestuar grabitësin e dytë të ngjarjes së Memaliajt ku u sulmua dhe në dyqanin e tij Mustafa Mustafai së bashku me të shoqen.
Shtetasi i arrestuar është Dali Nela dhe u kap nga policia në qytetin e Tepelenës.
Të martën policia arrestoi në Shkodër Ilirjan Korbin, I cili mendohet se është dhe personi kryesor I grabitjes.
Të dy personat e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën dhe sulmuan në Memaliaj shtetasin Mustafa Mustafai 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij duke marrë me forcë dhe një shumë parash.