Pòlicia e Tiranës ka árrestuar ditën e sotme shtetasin Argjir Dusha, 50-vjeç, i cili plagosi me thíkë pas një sherri për motive të dobta një shtetas 45-vjeçar në rrugën “Don Bosko”. Árrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Plagosi me thíkë 45-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Pòlicia. Sekuestrohet mjeti prerës thíkë me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Pòlicisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thíkë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Árrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thíkë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re