Policia greke ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapaj në zonën e Rafinës.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 49-vjeçar shqiptar, Mikel Selimaj  i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera. Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, ngjarja ka ndodhur që të  mërkurën në mëngjes (pardje), kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe i shpjegoi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi , e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Nga hetimet rezultoi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko