Policia e Korçës ka arrestruar një 48-vjeës ka arrestruar një 48-vjeçar për “goditje për shkak të detyrës” në Korçë.

 

 

Ditën e djeshme, ky shtetas ka goditur një punonjës policie të qarkullimit rrugor, Zh.B. , i cili një javë më parë ka vendosur masë administrative ndaj këtij shtetasi.

 

 

Kjo masë ka qenë konform ligjit, ndërsa pronari i mjetit e ka ndaluar dje punonjësin e policisë (jashtë shërbimit), duke e goditur me grusht. Cështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

 

Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re