Skip to content

Arrestohet deputetja Bogujevci dhe 7 aktivistë të VV

Vetëvendosja së bashku me deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë zhvilluar një aksion simbolik para policisë ku kanë hedhur dhe ngjyrues.

 

Menjëherë pas këtij aksioni policia ka arrestuar 8 aktivistë të VV midis të cilëve dhe deputeten Saranda Bogujevci. Aksioni i tyre lidhet me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.

 

Policia bën me dije se të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.

 

Arrestimi i Bogujevci u kundërshtua nga aktivistet të cilët filluan të përleshen me policinë.