Skip to content

Arrestohet drejtori i hipotekës në Shkodër

Vihet nen pranga drejtori i hipotekës se Shkodrës Zamir Leka dhe punonjësja Frida Mirashi.

 

Arrestimi është bere pasditen e kësaj te marte, pak para përfundimit te orarit zyrtar. Policia ka vepruar ndaj tyre pas një urdhri te prokurorisë duke bere shoqërimin ne komisariat.

 

Ndaj kreut te hipotekës dhe vartëses se tij, rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit te detyrës.

 

5 dite me pare ne hipotekën e Shkodrës janë arrestuar juristi, një specialist dhe disa persona te tjerë te përfshirë ne një skeme korruptive për lëshimin e certifikatave te pronësisë kundrejt 1 mije eurove.