Dy turistë të tjerë anglezë janë vënë në pranga pasi janë kapur duke shitur lëndë narkotike në Dhërmi. Mësohet se dy shtetasit anglezë vinin në Shqipëri si pushues dhe më pas shisnin lëndë narkotike në aktivitete të ndryshme që organizoheshin në bregdet.

 

 

Gjatë kontrollit policia iu ka gjetur e sekuestruar 37 doza kokaine. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re