Një konflikt për vend parkimi ka përfunduar në plagosjen e nënë e bir, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, në Durrës.

Është arrestuar autori kryesor i plagosjes, Erges Juba, i cili ka shkrepur edhe armën, që përfundoi me plagosjen e 23-vjeçarit Flamur Çerma, së bashku me nënën e tij.

Mësohet se në vendngjarje ka qenë Erges dhe Zyber Juba, vëllezër mes tyre dhe fillimisht janë konfliktuar me sende të forta, e më pas kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar.

Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke vijuar hetimet në për ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re