Majlinda Dehima, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dhunoi fëmijën 3-vjeçar në kopshtin ‘Stinët’. Arrestimi i saj është kryer pas kërkesës së prokurorisë për masën ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Keqtrajtim i të miturit’.

 

Sipas prokurorisë kjo kërkesë u bë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb).

 

“Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasen M.D. për Veprën Penale ‘Keqtrajtim i të miturit’

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim M. D., për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuar nga neni 124/b/1 i K.Penal”, njofton prokuroria.

 

Nga ana tjetër, policia në një njoftim për media thotë se me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.

 

Policia e Shtetit fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopështe, çerdhe e shkolla, duke ju garantuar për reagim të shpejtë e profesional.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re