Oficeri i RENEA-s,  Altin Morina, me detyrë shef i stërvitjes tek Forcat Speciale, është arrestuar sot pasdite nga Policia e Tiranës.

 

43-vjeçari u vu në pranga ndërsa po udhëtonte me një automjet luksoz, brenda të cilit u gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

 

Efektivët zbuluan të futura në një qese plastmasi 113 mijë euro, si dhe lekë e paund.

 

Altin Morina akuzohet për pastrim parash, fsheje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

 

Emri i tij dyshohet se lidhet me një dosje të vjetër që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re