Pas deklaratave te ambasadorit amerikan per situatën e krimit ne Shqipëri, policia e shtetit ka njoftuar arrestimin e Enea Bekteshit, i dyshuar per ngjarjen e Elbasanit. Enea dyshohet se ka qene shoferi i audit qe goditi makinën e zyrtarit te policisë. Mësohet se Bekteshi është pjese e nje bande me aktivitet kriminal qe operon ne Elbasan e  njohur me emrin banda “Çela”. Ne aksionin e policisë kane marre pjese edhe forcat speciale. Ne momentin e arrestimit, Bekteshi ishte ne Cërrik. Emri tij është i njohur për policinë, pasi ka patur me pare edhe rekorde kriminale.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re