Policia e Tiranës ka arrestuar grabitësin e filalit të postës Shqiptare në Kamëz. Elis Kuçiështë autori i grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në Kamëz ku me anë të një sendi të dyshuar si pistoletë ka marrë një shumë parash të cilat dyshohen të jenë deri në shumën 100 mijë lekë të vjetra.

Kuçi u largua nëpërmjet rrugicave të zonës pa përdorur automjet, duke treguar se e njihte mirë zonën ku kreu grabitjen.

Suçi vodhi në bashkëpunim me Algert Kurtin Posten e Kamzes të hënën rreth orës 14:20.

20 vjeçari Kurti u arrestua ditën e djeshme dhe sipas burimeve ai ka zbuluar në dëshminë e tij se ai që organizoi vjedhjen ishte Elis Suçi, një person me precedent penal, i cili rreth 1 muaj e gjysëm më parë qëlloi më drejtim të policisë pasi shkuan ta arrestonin.

Gjatë arrestimit të tij, Suçit i janë sekuestruar edhe paratë e grabitura në filalin e postës shqiptare.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re