Skip to content

Arrestohet ‘hajduti i çantave të grave’ në Tiranë, gjatë përpjekjes për t’u arratisur plagos me thikë 54 vjeçarin që u mundua ta ndalonte

Një 30 vjeçar me inicialet A.D është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke grabitur shtetasen E.K 28 vjeçe.

Autori i grabitjes ka tentuar të vjedhë çantën e shtetases së mësipërme dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur me thikë shtetasin E.D 54 vjeç, i cili është përpjekur ta ndalojë.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb