Skip to content

Arrestohet “i forti” i Sukthit, i përfshirë në tentativë vrasjeje me Dedan Gjonin

Është arrestuar në Durrës Rexhep Arapi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit.

Gazetari i Vizon Plus, Esido Barkaj mëson se Kep Arapi akuzohet si i përfshirë në tentativë për vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Në total janë lëshuar 4 urdhër-arreste, 3 prej të cilave janë ekzekutuar.

Sakaq, siç raportoi Vizion Plus më herët, ndaj ish-shefit të krimeve të komisariatit nr.6 , Dedan Gjoni është kërkuar një tjetër masë arresti. Ish-efektivi i lartë i uniformave blu akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje të mbetur në tentativë.

Gjatë kohës kur Dedan Gjoni ka shërbente në Komisariatin e Shijakut akuzohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Urdhëri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin e atentatit dhe u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe i ka nisur foto të tij personin që ishte planifikuar të ekzekutohej. Por autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi./