Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Elvis Gaçaj, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, i cili njihej ndryshe edhe si “i forti” i Tiranës.

Gaçaj i kishte ikur postbllokut të policisë, dhe për këtë arsye ishte vënë në ndjekje të tyre.

Pas kontrollit të ushtruar, uniformat blu i kanë gjetur Gaçajt një armë zjarri të llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Elvis Gaçaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka arritur t’iu shpëtojë disa atentateve.