Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person i cili u kap me armë zjarri.

 

Në pranga ka rënë Hekuran Sefa, 36-vjeç, i cili gjatë momentit të arrestimit u gjet me pistoletë me vete.

 

I riu, banues në Borizanë të Fushë-Krujës e kishte armën e zjarrit me fishek në fole, gati për qitje.

 

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

 

Arrestimi i tij vjen në kuadër të aksioneve blic të policisë në disa qarqe të vendit, për kapjen e personave të rrezikshëm dhe atyre të shpallur në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re