Një 17-vjeçar nga Berati ka kërcënuar shoqen e tij se do ti publikonte video dhe foto intime nëse nuk i jepte para dhe bizhuteri.

Nëpërmjet kërcënimit A.B i ka marrë 16-vjeçares, 200 euro, 2 zinxhirë, 1 unazë dhe 1 palë vathë floriri.

17-vjeçari kishte disa foto dhe video intime të shoqes së tij dhe tashmë do akuzohet për marrje pasurie nëpërmjet kërcënimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shtetasin A.B, vjeç 17, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove intime, i ka marrë në periudha të ndryshme 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri, shtetases D.K, vjeç 16. Neni 109/b i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re