Një 34-vjeçar, i cili ishte kthyer në një dhunues serial ndaj prindërve ka përfunduar në pranga të Policisë së Durrësit. Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raporton se i riu dhunonte sistematikisht prindërit edhe pse ndaj tyre kishte një urdhër-mbrojtjeje.

Ai konsumonte vazhdimisht alkool dhe shkonte në shtëpi në gjendje të dehur, dhe më pas dhunonte prindërit.

“Ai jetonte me prindër dhe kishte mosmarrëveshje dhe i dhunonte sistematikisht. Ai kishte probleme me bashkëshorten e tij dhe ka qenë në proces divorci dhe kjo e ka rënduar gjendjen e tij psikologjike. Sipas policisë, ai ishte konsumues i alkoolit dhe shkonte në shtëpi në gjendje të dehur. Ata kanë bërë një denoncim në Polici dhe më pas institucionet kanë nxjerrë një urdhër- mbrojtje, por kjo nuk e ka ndaluar djalin e tyre që të ushtronte dhunë ndaj tyre”, raportoi gazetari.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme pas denoncimit të prindërve. Ata kanë deklaruar në Polici se djali i dhunonte sistematikisht.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re