DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. L., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë shtetasin F. K., 38 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në fshatin Bradashesh, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç banues në Tiranë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re