Policia e Shkodrës ka arrestuar 22-vjeçarin Gerald Dragoti, pasi akuzohet se kanoste dhe shantazhonte nëpërmjet celularit, një 21-vjeçare, për t’i dhënë para.

22-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.

“Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin. Si rezultat i veprimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi Gerald Dragoti, banues në elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re