Policia e Perugias ka vënë në pranga një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, të cilit iu gjetën mbi 60 gramë kokainë.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë një shërbimi kontrolli territorial, policia ka vënë re të riun i cili me ka tentuar të largohej sapo ka parë karabinierët.

Policia e ka ndaluar dhe e ka urdhëruar shoferin të tregonte dokumentet e identitetit, por ai ka dalë papritur nga automjeti dhe la shtyrë me dhunë efektivët, duke tentuar të arratisej në këmbë, por wshtw ndaluar.

27-vjeçari i është nënshtruar një kontrolli personal dhe automjeti, duke i gjetur, në të brendshme, një mbështjellës celofani me 63 gramë kokainë dhe 950 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, që mendohet se përbënin të ardhurat e veprimtarisë së paligjshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re