Skip to content

“Arrestohet Ilda Bejleri”, reagon Kreshnik Spahiu: Kjo është fytyra e medias shqiptare?!

Ditën e djeshme bëri bujë në media një lajm ku thuhej se gazetarja Ilda Bejleri kishte përplasur një grua të moshuar dhe më pas ishte larguar nga vendngjarja. E kontaktuar nga mediat, Ilda e mohoi aksidentin, mirëpo vetëm pak orë më pas e pranoi.

Pas kësaj, pak para mesnatës policia e shoqëroi në komisariat Ilda Bejlerin dhe i sekuestroi makinën e saj ‘X5’.

Pikërisht për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili me ironi shkruan: Kjo është fytyra e medias shqiptare.

“Pasi aksidentoi një plakë duke e braktisur rrugëve dhe pasi mashtroi mediat, policia arreston gazetaren dhe i sekuestron makinë. Kjo është fytyra medias shqiptare”, shkruan Spahiu.