Një inspektore e policisë së Rinasit është arrestuar ditën e sotme. Polica në një njoftim për media bën me dije se S. K., 29 vjeçe ka qenë në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K., duke e lejuar mjetin që të dalë jashtë territorit të vendit.

 

Ajo akuzohet për tre vepra penale penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

 

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

 

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko