Skip to content

Arrestohet ish-deputeti i PS-së, : Jurgis Çyrbja u arrestua pak më parë në Durrës! Në pranga edhe një person tjetër

Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me arrestimin me urdhër të SPAK të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Mësohet se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Po ashtu, sipas gazetarit Ilgli Çelmeta, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.

Çyrbja u dorëhoq nga mandati më 9 Tetor, vetëm pak ditë pasi u paraqit në SPAK, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Ish-deputeti socialisit akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit. Pas dorëheqjes së tij, KQZ i dha mandatin e deputetit Erjon Mekajt.

Gazetari Igli Celmeta, në një lidhje live me News 24, tha se Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.

“SPAK dhe Policia kanë informuar se është arrestuar ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Ai u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një denoncim nga Edi Paloka disa vite më parë, kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit”, tha Çelmeta.