Skip to content

Arrestohet ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pas arratisë gati dy vjeçare

Arrestohet ish-kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Aktualisht ai ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 2019.

Më 1 nëntor 2019, ai u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Greqi.

Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.