FUSHË-ARRËZ- Ish-kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci është arrestuar me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija thotë se Tuci ka lejuar disa banorë, që të pastrojnë një rrugë rreth 1 kilometër në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit.

Po ashtu masë sigurie ka pasur edhe për dy persona të tjerë. Konkretisht, bëhet fjalë për administratorin e njësisë dhe fadromistin, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje”./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re