Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili, të cilit i ishte marrë shtetësia e Ukrainës, u arrestua në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Në orët e para të mëngjesit njoftohet se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë e Saakashvili në Kiev.
Saakashvili, i cili gjatë bastisjes është ngjitur në katin e tetë të ndërtesës, është fjalosur për një moment me forcat e sigurisë, shkruan aa. Duke shkuar në buzë të çatisë, Saakashvili ka kërcënuar forcat e sigurisë se do të hidhej në rast se e preknin.
Gjatë zhvillimeve, Saakashvili ka shprehur disa fjalë kundër presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re