Është arrestuar kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Arrestimi i tij është bërë pas urdhërit të SPAK, pas denoncimi të Fredi Belerit për tjetërsim prone.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre.

Dyshohet se me urdhër të SPAK të jetë arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro. Mësohet se bashkë me të janë në pranga edhe 4 persona të tjerë. Arrestimi fill pas disa dëshmive në SPAK për tjetërsim pronash. Një prej dosjeve të dyshuara se e kanë çuar në pranga edhe ajo e tokave me ish ministren Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Gaçi.

Vlen të theksohet se hetimi ka nisur fill pas kallëzimit penal të Fredi Belerit kundrejt Jorgo Goros për këtë çështje. Kallëzim Penal në SPAK ku më pas nisën hetimet për dosjen e pronave me ish ministren Xhaçka. Hetime që nxorën në pah skandalin e tjetërsimit të një prone në bregdet me vulën e bashkisë Himarë ku përfitues ishte bashkëshorti i ministres

Pas arrestimit të Jorgo Goros ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar lajm të mirë, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Bardhit:

Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re