Komandat ‘Topi’, Haxhi Shala, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Gjykatës Speciale. Lajmi njoftohet nga mediat e Kosovës, ku theksohet se arrestimi i tij vjen si pasojë e një procesi hetimor nga prokurori i Dhomave të Specializuara.

Nga të dhënat e para mësohet se komandati, Haxhi Shala dyshohet për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re