Policia e Tiranës arrestoi një të dënuar për kontrabandë. Dashamir Ymerit iu gjetën në shtëpi 1301 steka cigaresh pa pullë fiskale. Arrestimi u krye gjatë operacionit të koduar “smoking kills”,  ndërsa Ymerit  iu sekuestruan edhe 27 225 euro, 55 dollarë dhe një makine “toyota”.
 
Sipas policisë, u nis procedimi penal ne gjendje të lirë dhe ndaj një shitësi ambulant për këtë çështje, pasi dyshohet se furnizohej nga Ymeri.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re