Është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim, Agron Bejdolli, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”.

Rrumi i Shijakut

Agron Bejdolli është vendosur në pranga në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisaë arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.

NGJARJA

Ajo që fillimisht u raportoi si një incident në rrugë pas përplasjes së një motori nga një automjet, ka qenë një veprimtari e përfilltë kriminale. Dy vëllezërit Beqiraj ishin nisur drejt Durrësit me mjetin e tyre të vogël, kur në rrugë një automjet i ka goditur nga pas. Gjatë konfliktit, Indrit Beqiraj është marrë peng për disa minuta. Ndërsa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur.

Midis tyre dyshohet të ketë qenë edhe “Rrumi”. “Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konfliktit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur ‘Koxhas’, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vëllezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë”, sqaroi Policia. “Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu, u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore”, thekson Policia.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re