Është vendosur në pranga drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Gjithashtu mësohet se janë vendosur në pranga edhe ish-oficerja e krimeve të rënda Eriona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe shtetasi Astrit Vladi.
1. Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorise Vlore.
2. Eriona Dautaj, magjistrate ne Shkolle te Magjstratures, ish oficere policise gjyqsore ne Prokurorine e Krimeve te renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.
3. Astrit Vladi
4. Radovan Cela, avokat.
Prokurori Aurel Zarka u emërua në krye në krye të organit të akuzës më 9 maj të 2022, pasi kaloi me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
