Aktivisti dhe kreu i Vetëvendosjes Bojken Abazi është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa LVV dega në Shqipëri pretendon se arrestimi i tij ishte i porositur dhe i pabesë pas Abazi ende nuk kishte mbërritur në tubim.

Njoftimi i LVV-së:

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin.
Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë.

Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara.
Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!

LVV dhe PDIU kanë organizuar ditën e sotme protestë para Ministrisë Jashtme ku do mbërrinte ministri i jashtëm grek Nikos Dendias me tur takuar me homologun shqiptar Gent Cakaj të cilët do të kenë në agjendë diskutime që nga shtrirja e Greqisë në detin Jon, minoriteti grek, marrëdhëniet e tensionuar me Turqinë si dhe Ligjin e Luftës me Shqipërinë i cili është ende në fuqi mes vendit tonë dhe fqinjit jugor.

Në protestën e sotme ka pasur shpeshherë tensione dhe përplasje me policinë ndërsa kjo e fundit ka shoqëruar të paktën 22 persona deri më tani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re