Me urdhër të SPAK, është vënë në pranga, kryetari aktual i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Raportohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Sakaq, raportohet se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Nga ana tjetër Mihallaq Bonjaku, i cili pretendonte se i ishte vjedhur prona, ose më saktë një pjesë të pronës mbi të cilën Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka, ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e resortit luksoz. Ai tregon se prona e tij ishte rrethuar dhe nuk lejohej të hynte në të.

Në lidhje me arrestimin e Goros, ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë, por shton se arrestimi i tij, duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik.

Reagimi i Bardhit:

Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 23, 2024

Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re