Arrestohet ne Serbi Milan Radojicic, ish-nenkryetar i Lista Serbe, dhe njekohesisht njeriu qe u vu ne krye te grupit terrorist serb qe sulmoi policine e Kosoves ne 24 shtator, ngjarje ku gjeti vdekjen rreshteri Afrim Bunjaku.

 

Lajmi per arrestimin e Radojicic, u publikua nga Ministria e Brendshme e Serbise.

 

Radojicic eshte ndaluar per 48 ore, ne pritje te vendimit qe do te marre Gjykata per te mbajtur apo jo ne paraburgim.

 

Nje dite me pare ishte vete Vucic qe deklaroi se Radojicic do te hetohej per ate qe ndodhi ne veriun e Kosoves.

 

Po ashtu Nderkombetaret ushtruan presion ndaj autoriteteve serbe per te vendosur para pergjegjesise njeriun qe pranoi vete se udhehoqi sulmin ne Banjsje te Zvecanit mengjesin e 24 shtatorit, ku grupi i armatosur rende hyri nga Serbia dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku.

 

Pas kesaj ngjarje policia e Kosoves ekzekutoi tre nga sulmuesit ndersa pjesa tjeter munden te arratisen nga Manastiri i Banjskes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re