Një mjek në gjermani dyshohet se u ka injektuar dy pacientëve të prekur me COVID-19 një injeksion vdekjeprurës.

Sipas policisë mjeku i dyshuar është 44-vjeç dhe nga shkurti punon në spitalin Essenit. Ai dyshohet se ka vrarë dy burra të moshës 47 dhe 50 vjet, që ishin të sëmurë rëndë dhe ishin të shtruar në kujdesin intesiv.

Mediat gjermane raportojnë se mjeku i arrestuar, kishte njoftuar familjarët e pacientëve para se të jepte injeksionet vdekjeprurëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re