Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij në mënyrë të vazhdueshme. Bëhet fjalë për shtetasin H.T., arrestimi i të cilit është kryer një flagrancë.

Ndërkohë, po ashtu u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).

Po ashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: H. R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; I. L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; K. H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim H. B., 55 vjeç(i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ‘”Dhuna në familje”.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re