Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar, pasi u kap me doza droge me vete të cilat i kishte bërë gati për shitje.

 

32-vjeçari A.E është ndaluar në afërsi të një gjimnazi në Kukës. Gjatë kontrollit ju gjetën disa doza kanabis sativa gati për shitje.

Prokuroria ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin që administronte, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 2 grirëse për të.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re