Policia kufitare e Kakavijë ka arrestuar dje shtetasin A.K 26 vjeç banues ne Berat. Ky shtetas akuzohet për Ndihme dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Piramida 28”.Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Informacioni i Policisë:

Policia Kufitare Kakavije godet një tjetër rast të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Më datë 04.04.2018, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.K, 26 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Piramida 28” janë konstatuar 3 shtetas që vinin në këmbë nga Greqia për në Shqipëri.
Pas kapjes së tyre nga shërbimet e Kufirit rezultoi se dy shtetas ishin të huaj nga Algjeria dhe një ishte shtetas shqiptar.

Gjatë kontrollit personal shtetasit A.K iu gjetën 130 euro, ku 100 euro sipas deklarimeve të tij ia kishin dhënë shtetasit e huaj.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re