Është arrestuar në Kavajë drejtuesi i Prokurorisë së qytetit të Kukësit.
Mësohet se, bëhet fjalë për prokurorin Edmond Kariqi.
Dyshimet e para janë se prokurori është përfshirë në korrupsion dhe bashkë me të është arrestuar dhe shoferi i tij.
Ndaj prokurorit është urdhëruar edhe kontroll banese.
