Një organizator i krimit kibernetik, i dyshuar për vjedhje  të rreth £ 870m (€ 1bn) është arrestuar në Spanjë.Individi është dyshuar  të jetë kreu i bandës së krimit të organizuar që zhvilloi fushatat malware të Carbanak dhe Cobalt që kishin si  synim aksesin në  banka.Europol tha se grupi ka qenë aktiv që nga viti 2013 dhe ka infiltruar më shumë se 100 banka në atë kohë.Paratë e gatshme u tërhoqën me anë të transfertave bankare ose u shpërndanë automatikisht përmes automateve të parave. 

Mallrat luksoze

Steven Wilson, kreu i Qendrës Europol të Krimit Kibernetik (EC3), i cili koordinonte hetimin afatgjatë dhe ndërkufitar në grup,tha në një deklaratë se arrestimi ishte një “sukses i rëndësishëm” kundër një grupi të krimit të lartë kibernetik. “Arrestimi i figurës kyçe në këtë grup krimi  tregon se kriminelët kibernetikë nuk mund të fshihen pas anonimitetit ndërkombëtar të perceptuar “, tha ai.

Sipas Europol,hajdutët kibernetikë futën  malware-t e tyre në rrjetet bankare duke dërguar e-mail tek punonjësit e bankës për imitimin e identitetit, me bashkangjitje që supozoheshin të vinin nga firma legjitime.Banda  ka përdorur tre gjenerata të ndara të malware, secili më i sofistikuar se i fundit, për të depërtuar dhe pastaj për të përgjuar rrjetet financiare.

Pasi makineritë e stafit kryesor u kompromentuan, bandat përdorën aksesin e tyre në distancë në rrjetet bankare për të vjedhur para në mënyra të ndryshme.

Automatet e tërheqjes së parave u urdhëruan të shpërndanin paratë në distanca të caktuara
Duke lënë transportuesit dhe anëtarët e tjerë të bandës të grumbullonin paratë.
Sistemet ndër-bankare të  transferimit të parave  u udhëzuan për të lëvizur paratë në llogari kriminale.
Bazat e të dhënave u ndryshuan për të rritur bilancet e llogarive.

Transportuesit  pastaj tërhoqën paratë nëpërmjet automateve  të parave.Paratë u pastruan nëpërmjet kripto-monedhave dhe kartave të pagesave, të cilat përdoreshin për të blerë mallra luksoze, duke përfshirë makina dhe shtëpi. Agjencia Evropiane e policisë tha se  Europol, FBI, firmat kibernetike të sigurisë dhe forcat policore në Spanjë, Rumani, Bjellorusi dhe Tajvan bashkëpunuan për të gjurmuar bandën. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re