Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure me udhër të SPAK, sëbashku me disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për akuzën e abuzimit me tenderat. Alla ka patur dy denoncime në SPAK i akuzuar për abuzime me paranë publike. Njëri nga denoncimet mendohet të jetë ai i projektit për rehabilitimin e ujërave të ndotura në lagjen e vjetër të qytetit të minatorëve.

 

Rreth tre vite më parë Kryebashkiakut të Bulqizës i dalë nga zgjedhjet e vitit 2019 iu publikua një video, ku dyshohej se po përdorte lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kjo video mësohet se ështe hetuar nga SPAK . Hetimet u drejtuan nga prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, i cili pas disa muaj verifikimesh ka vendosur t’i pushojë ato me argumentin se nuk janë gjetur dhe vërtetuar elemente te veprës penale ndaj kryebashkiakut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re